“Balkan Project” është një program tjetër i ri në Top Channel, i cili siparin e tij e ngriti ditën e shtunë, duke na treguar një vepër të rëndësishme të Ballkanit: Stambollin.

Ilnisa Agolli, rrëfen përmes këtij episodi se gjithçka ka një kuptim në Stamboll, i cili është Lindje dhe Perëndim. Një qytet unik në aspektin natyror dhe historik. Në fakt, lidhja e shqiptarëve me Turqinë i ka rrënjët e hershme. I ka rrënjët e thella.

Çaglar Savkay, drejtor i muzeut të Galatasaray

Këto lidhje qofshin kulturore, fetare a njerëzore kanë qenë dhe janë ende të paprera. Një udhëtim për të mos u humbur i cili nis nga muzeu i Ali Sami Yen, biri Sami Frashërit, nipi i Abdylit dhe Samiut, mjeshtri madh i sportit. Frymëzues i Turqisë së Re dhe themelues i Galatasaray, për të prekur dhe shkelur në pika të tjera të rëndësishme të cilat kanë lënë gjurmë në këtë qytet simbol të botës antike, mesjetare dhe moderne.

Por çfarë preferojnë më shumë turistët?

Turqia është vendi më i madh me numrin e shqiptarëve në Ballkan. Si janë shqiptarët e Turqisë dhe çfarë thonë? Ndiqeni në videon e plotë:

 

 

Top Channel