Deputeti i qarkut të Fierit, Erion Braçe përmes fjalës së tij në Kuvend ka bërë thirrje që të taksohen të pasurit.

Sipas tij, pasanikët shqiptarë po fshehin të ardhurat e tyre.

“Aty jashtë pabarazia gëlon, edhe këtu brenda ka pabarazi;
Ikja nga ekonomia e tregut, lëshimi ne një shoqëri te tregut ku gjithçka është ne shitje, mundësitë i kthen ne pamundësi përmes parasë qe është e pamjaftueshme apo mungon.

Te ardhurat nga puna dhe fitimet jane problemi;
Statistikat e të ardhurave nga puna/ rrogat që paguhen sot reflektojnë pabarazi e polarizim të thellë.

Në tremujorin e dytë të këtij viti,
paga mesatare mujore ishte 56. 710 lekë, në shtet 68. 196 lekë, në privat 51. 247 lekë, paga minimale 30. 000 lekë.

Paga mesatare mujore në sektorin e aktiviteteve financiare, banka dhe jo vetëm është 2. 13 herë më e madhe se mesatarja në nivel kombëtar, por në bujqësi është 36.7 % më e vogël se kjo mesatare;
Paga në grup profesionin menaxher është 74.3 % më e madhe se mesatarja në nivel kombëtar, por në grupin e punëtorëve është 38.7% më e vogël se kjo mesatare.

Po flas për të ardhurat bazë, të ardhurat nga puna, ndërkohë që pabarazia që haset këtu është më e thellë mes tyre dhe pensionistëve kur pensionet-edhe pse shpenzimet per to jane rritur nga 90 miliarde ne 134 miliarde, vijojnë të jenë edhe poshtë pagës minimale, nga 14. 069 lekë deri në 28. 138 lekë;
por më e thellë pabarazia bëhet mes pensionistëve, punëtorëve dhe biznesit të vogël me xhiro deri ne 140 milion leke, me 0 tatim mbi të ardhura, e mbi të gjitha mes tyre dhe bizneseve të mëdha, të pasura.
Shikoni: ne tatojmë progresivisht vetëm të ardhurat nga puna; tatimi mbi fitimet e të mëdhenjve VIP është i sheshtë dhe i ulët sa s’ka.

Të shohësh xhiron, fitimin, tatimin mbi fitimin e 100 VIP-ave të ekonomisë sonë, kupton se kemi shume shume pune per te bere;

Kompania më e madhe private në vend për nga xhiroja, fshehur pas nje emri ne anglisht, deklaron fitim 1.1 % të xhiros, 0.2 % të xhiros tatim fitimi të paguar deri në qershor;

Kompania më e madhe në shpërndarjen dhe tregtinë e mallrave, ushqimeve e pijeve deklaron fitim 3.6 % të xhiros, 0.5 % të xhiros tatim fitimi të paguar deri ne qershor;

Kompania që zotëron rrjetin më të madh të supermarketeve në vend, deklaron fitim 2.8 % të xhiros, tatim fitimi i paguar deri në qershor është i papërfillëshëm;

Kompanitë më të mëdha të ndërtimit të rrugëve dhe të transportit rrugor e detar, deklarojnë fitim 5.3% të xhiros, tatim fitimi 0.6 % të saj – njëra, dhe fitim 2.6 % të xhiros, tatim fitimi 0.6% të saj-tjetra;

Kompanitë më të mëdha të shërbimeve spitalore private dhe farmaceutike, që janë mbytur në para gjatë 2020, deklarojnë fitim 5.4% të xhiros, tatim fitimi 0.4 % të saj – njëra, dhe fitim 4.6% të xhiros, tatim fitimi 0.6 % të saj-tjetra;

Kompania më e madhe e furnizimit me inputet bujqësore, fara, fidanë, plehra kimike etj, deklaron fitim 8.5% të xhiros, tatim fitimi 1.2 % të saj;

Kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend, deklaron fitim 7.1 % të xhiros, por tatim fitimin prej vitesh e ka ZERO, prej përjashtimeve që ja kanë mundësuar këtë, trasheguar prej 2005, rikonfirmuar prej jush e me detyrimin tone per te zbatuar kontraten.

TAKSO TË PASURIT, nuk është urrejtja e Erion Braçes kundër të pasurve të këtij vendi, nga Samir Mane tek Fiqiri Ismaili.

Por është një ekuilibër i ri në sistemin fiskal që vendos drejtësi duke mbledhur të ardhurat e çdo punëtori, çdo sipërmarrësi- fitime nga kapitali, dividentët, aksionet, qiratë, depozitat etj. dhe tatuar në shkallë progresive të arsyeshme, që mbron fort punëtorët dhe shtresën e mesme;
rrëzuar sistemin e përjashtimeve, favoreve që ju kanë mundësuar të pasurve të paguajnë kaq pak tatime”.

Top Channel