Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje  ka ndodhur në autostradën Fier- Vlorë në vendin e quajtur Novoselë mbrëmjen e sotme.

Gruaja ka qenë duke kaluar autostradën nga njëra anë në tjetrën ndërkohë që makinë tip “Golf” e ka goditur duke i shkaktuar dëmtime të mëdha.

70-vjeçarja  ka ndërruar jetë në vend, ndërsa Top Channel ka siguruar video nga aksidenti fatal.

Sipas policisë, drejtuesi i makinës A. M., 68 vjeç, banues në Lushnje është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 19:20, në autostradën “100 Vjetori”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 68 vjeç, banues në Lushnje, ka aksidentuar një këmbësore ende të pa identifikuar, rreth 70 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel