“Përdoren vetëm tre helikopterë”/ Gjunkshi: Ushtria shqiptare ka 22, përse nuk përdoren për zjarret?

04/08/2021 15:09

Ish shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi pohon se Ministria e Mbrojtjes ka më shumë helikopterë se sa shfaq në terren.

Gjunkshi: Aktualisht forcat e armatosura kanë 22 helikopterë por nga 22 përdoren vetëm 2. Një helikopter Couger dhe dy të tjerë. Couger është i vetmi helikopter që përdor kovë që mban 2 mijë e 500 litra ujë. Dy të tjerë kanë kapacitet prej 300 litrash. Kjo gjendje e mjeruar vijon prej kohësh në Ministrinë e Mbrojtjes që në kohën e Olta Xhaçkës dhe në kushtet kur sot e drejton ministrinë Niko Peleshi.

Por edhe pse ekzistojnë kaq shumë mjete fluturuese, të cilat mund të shuanin zjarret që kanë përpirë prej ditësh vendin, ato nuk përdoren sepse sipas ish deputetit demokrat janë konsumuar. Gishtin e akuzës e drejton nga ish ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka.

Gjunkshi: Ish ministrja Olta Xhacka ka përdorur në mënyrë private dhe për interesa personale partiake asetet strategjike siç janë helikopterët e Forcave të Armatosura dhe janë konsumuar dhe si rezultat i sja helikopterët janë jashtë gatishmërie, pra nuk fluturojnë dot. Në këto kushte kërkohet të alokohen fonde, fonde të cilat duhet të ishin alokuar që këta helikopterë të ishin në gatishmëri për t’i përdorur në këto ditë të vështira dhe nuk është bërë.

Demokratët i  kërkojnë SPAK të hetojë ish ministren e mbrojtjes  Olta Xhaçka për kallëzimet e bëra duke paralajmëruar të tjera padi në adresë të saj.

Gjunkshi: Kemi dhe fakte të tjera për abuzime të theksuara dhe të rënda që cenojnë interesin kombëtar në lidhje me infrastrukturën ushtarake.

Top Channel