Përgjaken sërish rrugët e vendit! BMW-ja që lëvizte me shpejtësi përplaset me murin, ndërron jetë shoferi dhe 16-vjeçarja

31/07/2021 08:12
Foto ilustruese

Dy të rinj kanë humbur jetën orët e para të mëngjesit, pasi makina me të cilën po udhëtonin, është përplasur me një mur.

Shkak i aksidentit tragjik dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, me të cilën 23-vjeçari po udhëtonte në një kthesë, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45 të kësaj të shtune. Si pasojë e përplasjes së fortë me murin, ka ndërruar jetë shoferi dhe 16-vjeçarja me iniciale D.T, nga lagja Perash e Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Me datë 31.07.2021 rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtesisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit A. P. 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

Top Channel