Foto ilustruese

Dy shtetas janë konfliktuar në fshatin Dushk të Belshit, duke goditur me sopatë njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:35. Sipas policisë, 60-vjeçari me iniciale B.M. dhe 66-vjeçari me iniciale Sh.M., gjatë sherrit për motive të dobëta kanë përdorur armë të ftohtë, të llojit sopatë ndaj njëri-tjetrit. Aktualisht, të dy ndodhen në spitalin e Elbasanit, për të marrë ndihmën shëndetësore, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.07.2021, rreth orës 08:35, në fshatin Dushk, Belsh, shtetasit B.M., 60 vjeç, dhe Sh.M., 66 vjeç, ( kushërinj) për motive të dobëta kanë goditur njeri-tjetrin me sopatē dhe pēr pasojë të dy shtetasin janë plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.

Top Channel