Fier/ Stalla e bagëtive përfshihet nga flakët, ngordhin disa shpendë, dyshohet për bagëti të djegura

30/07/2021 15:01

Një stallë bagëtish në Vajkan të Fierit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Flakët shkrrumbuar disa shpendë, ndërkohë që është djegur një sasi e madhe gruri dhe misri.

Dyshohet se zjarri ka ardhur nga rruga, pasi flakët kanë përfshirë zonën midis Fierit dhe Lushnjës.

Na u dogj gruri e misri i dimrit. Zjarri erdhi nga matanë rrugës. Lopën e nxorëm, të tjerat mbeten brenda.  Jemi shume te rrezikuar. Nuk dimë nga të ruhemi”, u shpreh për Top Channel e zonja e shtëpisë.

Pranë stallës ndodhen forcat zjarrfikëse të Fierit, ndërsa pranë kanalit, buzë autostradës Fier-Lushnjë ato të Lushnjës.

 

Top Channel