Arrestohet me armë në brez Rexhep Rapi, i dënuar më parë për trafik droge

30/07/2021 15:48

Rexhep Rapi, i dënuar më parë për trafik droge është arrestuar në autostradën Durrës-Tiranë ditën e sotme, pasi mbante me vete armë pa leje.

Policia ka kontrolluar biznesin, ku gjeti në banakun e lokalit një çantë dore ku ishte fshehur pistoleta.

Janë sekuestruar nga policia 1 armë zjarri pistoletë dhe mjeti tip “Benz”, i blinduar me të cilën ky 58-vjeçari lëvizte.

Gjithashtu është vënë nën hetim pronari i lokalit ku ai po qëndronte për moskallëzim krimi.

Durrës

Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionle e DVP Durrës më bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Shijak . Arrestohet në flagrancë 1 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve. Procedohet penalisht një tjetër shtetas për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe mjeti i blinduar me të cilën ky shtetas lëvizte. Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje”, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se një shtetas dispononte armë zjarri me vete, menjëherë Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës kanë mirëorganizuar punën dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Rexhep Rapi., 58 vjeç, banues në Sukth, Durrës.Shërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të mara se në ambinetet e një lokali në autostradën Durrës-Tiranë, ndodhej një shtetas i cili dispononte armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle dhe në banakun e lokalit kanë gjetur një çantë dore ku u gjet një armë zjarri pistoletë e cila nga veprimet hetimore rezultoi se i përkiste shtetasit Rexhep Rapi. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi G. M., (punonjës i subjektit), i cili kishte dijeni për armën e zjarrit dhe nuk ka treguar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe mjeti tip “Benz”, i blinduar me të cilën ky shtetas lëvizte. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Top Channel