“E mbarova muhabetin…”/ Zbardhen përgjimet e të arrestuarve nga SPAK, tjetërsonin pronat në Kadastrën e Tiranës

29/07/2021 12:10

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen e përgjimeve në kadastrën e Tiranës, ku SPAK 3 ditë më parë zhvilloi një aksion dhe arrestoi 3 persona.

Sipas detajeve të zbuluara, disa persona kanë ofruar shumë të konsiderueshme monetare për të votuar në mbështetje të një subjekti politik në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit.

Personat e arrestuar nga SPAK janë Gazmend Canaj, 49 vjeç, Admir Burri, 44 vjeç, Neritan Bablusha, 52 vjeç, të 3 të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu u pezullua nga detyra Panol At-Nikolla, 39 vjeç, me detyrë punonjës i Drejtorisë së Agjensisë shtetërore të Kadastrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë fuksione publike” , ndërsa u bë edhe shpallja në kërkim e një personi tjetër

-Nga përgjimet, del se Gazmend Canaj dhe Neritan Bablusha kanë marrë përsipër nxjerrjen e dokumenteve të pronësisë, të përmendura, si rasti “Shati”, për të cilin interesohet personi nën hetim Gëzim Basha, kundrejt pagesës.

Bablusha, të cilin e thërrasin me emrin “Barbara”, thotë Gazmendit dhe Gëzimit se po shfrytëzon lidhjet e tij shoqërore në Drejtorinë Vendore të ASHK-së, Tirana Surreale, për të rregulluar letrat e pronësisë dhe marrjen e tyre.

-Në 9 prill, Canaj flet me një grua dhe i tregon se po pret Gëzim Bazhën, të shkojnë te “Barbara”.

-Më tej, rreth orës 10:36, Canën e merr në telefon Bazha:

Gëzimi: Do na i çojë nesër ai, i thashë nesër më ço këto

Gazi: Po ç’i dum me na i çu nesër, ne dum kartë identiteti nesër o vlla

Gëzimi: Po pra po. Ej, më nigjo mu, fol me të, mu më thotë ai mrena javës ta jap në dorë më tha mu, për kohë të kalamajve po s’ta dhashë në dorë, më tha mu, lene nogjoje njëher, mos i thuj gjo ti, a kupto

-Disa minuta më vonë, Canajn e merr në telefon Bablusha dhe i thotë se po dilte ta takonte:

Gëzimi: Hë mo ça tha?

Gazi: Hiç më, gje të premten tha ta jap në dorë

Gëzimi: Po pra, ashtu më tha dhe mu, amon më lë një çik kohë

Gazi: Unë t’i pruna lekët për burrëni. Mbaj thashë lekët, në qoftë se e ke të sigurtë, ke bo be çunin i thash, do ulemi dhe njëherë nesër me Gzimin të pimë kafe

-Në 18 prill, Canaj i dërgon mesazh Bazhës: Hë Gzimo, Ça u bë në 5 e gjys i ka thënë. Ta ka marrë Barbara, po.

-Më tej, Bazha merr Canën në telefon dhe i thotë se ka biseduar me Barbarën, që i ka thënë të duronte sepse ishte te hipoteka duke u marrë me atë punë, po priste mikun e tij dhe se do ta sqaronte nga afër.

-Në 23 prill, Canaj flet me Bablushën, i cili i thotë se do të niste me WhatsApp regjistrin dhe më pas kopjen e kartelës për rastin “Shati”.

-Në datën 14.06.2021 besnik Hyka i dërgon mesazh Gazmend Canajt: A ka ne një përgjigje?

Pas mesazhit  Canaj e telefonon e i thotë: O Nik Hyka…atje osht ai për “makinën” mos u bo merak.

Në datën 15.06.2021 Gazmend Canaj telefonon Admir  Burrin, të dy nën hetim.

Gazmend: Ca ka Niku me.

Admir: Muhabet.

Gazmend: A të vij unë apo ke muhabet me Nikun.

Admir: Jo mo hajde.

Gazmend: Apo do bosh muhabet.

Admir: Jo mo vlla se e mbarova muhabetin.

Gazmend: Si e lat, Ca thot Niku

Admir: Po as i gjo ato që folëm kaq.

Gazmend: Me Nikun si e rregullove tash?

Admir: S’kam ca rregulloj as i gjo vlla se nuk ka asnjë punë, jam tu u mor me emrimet.

Gazmend: Domethon marrim cik mo shum ne?

Admir: Vëllain tem unë domethon pazaret i kam bo stë kemi fol neve, Niku thot tek cinkue a kupto? Ne nga tonat do të respektojmë panelin, tjerat i kena unë dhe ti, kaq ti ca halli qan, kështu  që po hongre ti ha unë, po hongra unë ha ti.

Gazmend: Lajmëroje dhe Nikun  tashi

Admir:  Ta lajmëroj unë, ma ngece prap mu a

Gazmend: Ik pra maro, po ke Nikun a marove

Admir: Me Nikun akoma pra se nuk ë…domethone të mbyll e kam si bisedë po punimet, janë punimet e kupto. Nuk e marr dot certifikatën sot, por si bisedë e kam mbyll.

Gazmend: Po nesër e merr?

Admir: Po besoj se po , këto dy dit Gazo mos t’i them kot nesër dhe të dal mashtrus, leje të bi certifikatën në dorë e të mbarojmë punë.

Top Channel