Teuta përmbys humbjen e Durrësit në Andorra dhe kualifikohet në raundin e tretë

27/07/2021 20:21

Teuta ia del të fitojë në Andorra. Ekipi durrsak kishte humbur 0-2 në shtëpi takimin e parë të raundit të dytë të Conference League përballë Inter Esclades, skuadrës kampione të Andorrës duke e eliminuar atë pas 120 minutash lojë.

Sebbino Plaku hap serinë e golave të tij në këtë takim në minutën e 25 pas krosimit të Kallakut.

Ndërkohë në pjesën e dytë shpresat e Teutës për të çuar të paktën në shtesë takimin shtohen falë një supergoli të Plakut 10 minuta nga fundi i ndeshjes.

Me shifrat 0-2 Teuta barazoi takimin e parë që humbi 0-2 në Durrës e si rrjedhojë takimi shkoi në shtesë. Që në pjesën e parë të shtesës Teuta fiton një 11-metrësh që e shndërron në gol po i njëjti, Sebino Kallaku.

Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe ndeshja e luajtur në transfertë. Kampionët e Shqipërisë realizuan nga një gol për pjesë, dhe ndeshja ka shkuar në shtesa.

Top Channel