Valixhe e braktisur në mes të Tiranës alarmon policinë, njoftohen forcat xheniere (Pamjet nga vendngjarja)

26/07/2021 20:55

Një valixhe e braktisur në një prej rrugëve të Tiranës ka vënë në alarm forcat e policisë.

Sipas njoftimit paraprak të dhënë nga policia mësohet se mbrëmjen e kësaj të hëne është konstatuar në një trotuar, në rrugën ‘Sulejman Delbina’ një valixhe e braktisur.

Menjëherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcës xheniere për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur. Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Alarm për bombë në “Vasil Shanto”, valixhja e kuqe panikos qytetarët

FOTO GALERI
1/7

Top Channel