Foto ilustruese

2 vajza të mitura janë shpëtuar nga mbytja nga policia, bluzat e bardha dhe pushuesit që ndodheshin në plazhin e Golemit në Durrës.

Vajzat e moshës 10 dhe 17 vjeç, banuese në Elbasan po laheshin në det, ndërsa kanë rrezikuar të mbyten.

Shtetaset e mitura aktualisht ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.

Policia, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 2 shtetase të mitura nga mbytja në det.

Efektivët e Postës së Policisë Golem të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në bashkëpunim me disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 2 shtetase të mitura të moshës 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan. Shtetaset e mitura aktualisht ndodhen në spitalin e Durrsit jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve. Policia e Kavajës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.

#FaleminderitPoliciaeShtetit

#Bashkëmëtësigurt

Top Channel