Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa prej dy ditësh ndodhet në Shqipëri në kuadër të nismës së Fondacionit të saj “Sunny Hill”, që do të financojë rindërtimin e një kopshti në Tiranë.

Artistja me famë ndërkombëtare u takua Tiranë me një sërë personalitetesh dhe personazhesh të njohura në vend, Kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Në këtë vizitë ajo shoqërohej edhe nga partneri i saj, Anwar Hadid. Ky i fundit duket se e ka pëlqyer Shqipërinë dhe sot ka ndarë në rrjete sociale foto nga vizita në Tiranë e Krujë. Së bashku me duan dhe familjen e saj, ai ka vizituar Kalanë e Krujës.

Anwar ka ndarë në Instagram një foto nga skulptura e Skënderbeut dhe shkruan se ai është djali i shqiponjave dhe më i madhi i vendit në Shqipëri. Gjithashtu modeli ka publikuar një foto të flamurit të Skënderbeut me shqiponjat dykrenore.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel