Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4.063 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 25 qytetarë.

Aktualisht janë 272 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, ndërkohë që janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,125 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë bën apel për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, që të shfrytëzojnë ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim.

Statistika (24 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4063

Testime totale 875,262
Raste pozitive 132,853
Raste të shëruara 130,125
Raste Aktive 272
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 103
Vlorë 26
Elbasan 26
Kukës 25
Durrës 22
Lezhë 21
Shkodër 17
Fier 14
Berat 11
Korçë 6
Gjirokastër 1

Top Channel