Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Hamallaj të Durrësit.

Sipas policisë, mjeti i drejtuar nga 67-vjeçari me iniciale G.H. është përplasur me mjetin e drejtuar nga shtetasi me iniciale B.D. goditja ka qenë fatale për shtetasen me iniciale E.H.

Nuk dihet ende si ka ndodhur aksidenti, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel