Një banesë dy katëshe në Milot është djegur totalisht.

E zonja e shtëpisë tregon momentet e tmerrit, teksa zbulon se zjarri ka rënë në mesnatë, ndërsa 7 anëtarët e familjes kanë qenë brenda.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe zonja Cerri i bën thirrje qeverisë dhe bashkisë ti ndihmojnë.

“Ngjarja ka ndodh në 12 pa 20, ishim në gjumë. Jemi 7 pjesëtarë të familjes. Vetëm kur mori flakë vendi, mu blloku turinjtë dhe bërtita ‘Dilni bre, dilni bre, se u dogjëm’. Kanë marrë kalamajtë edhe plaku pat mbet brenda, hyni djali dhe e nxori përjashta. Kanë ardh të gjithë e më kanë ndihmuar me ujë. Kemi shpëtuar, jemi dy pensionistë, njerëzit i kam pa punë, kalamajtë e vegjël, unë i kërkoj një mbështetje bashkisë dhe të vejnë dorë. Unë nuk kam asnjë lloj force me rregullu shtëpinë. Krejt është djeg ça kam pas, tash vonë e kam bo shtëpinë, shteti sa të ketë mundësi me më ndihmu”, tha zonja e shtëpisë, Drande Cerri.

E pyetur se cila ishte shkaku i zjarrit, e zonja e shtëpisë u shpreh se ishte një shkëndijë në automatin e energjisë elektrike.

Ajo shton më tej: Kemi dal prej dritare përjashta dhe bërtita. ‘Ndihmë bre, ndihmë’. Kanë ardh të gjithë në lagje. Nëse ka mundësi shteti me vu dorë, ne pensionista me fëmijë të vegjël nuk kemi mundësi. Këtu kemi ndenjtur mbrëmë edhe sonte këtu, përjashta.

Top Channel