“Touchdown”/ Bezos dhe ekipi mbërrijnë në tokë me sukses pas udhëtimit 10 minuta në hapësirë

20/07/2021 15:31

Raketa New Shepard ka prekur tokën!

Raketa bëri një zhurmë të madhe përpara se të kthehej në tokë në pozicionin e tij të ngritur.

Ndërkohë, Jeff Bezos dhe shokët e tij me kapsulë u ulën me sukses në tokë.

Pasi u ul në mënyrë të sigurt përsëri në Tokë, Jeff Bezos mund të dëgjohej duke thënë brenda kapsulës se ishte “dita më e mirë ndonjëherë” në përgjigjen e tij të kontrollit të statusit të astronautit.

Ai i tha 82-vjeçares Wally Funk se udhëtimi ishte “i pabesueshëm”, dhe ajo u përgjigj “ishte!”

Vëllai i Jeff Bezos, Mark Bezos, tha “Unë jam jashtëzakonisht mirë” pas uljes.

FOTO GALERI
1/36

Top Channel