Komiteti i Ekspertëve vendosi lehtësim të kufizimeve të cilat i shërbejnë vetëm bizneseve turistike në këtë sezon.

Por asnjë masë tjetër nuk ndryshon. Autoritetet e shëndetësisë thonë se numri i infektimeve është i vogël por megjithatë duhet bërë kujdes që mos gjendemi në një situatë të vështirë në vjeshtë kur mund të ketë rritje të infektimeve.

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve u shpall më pak se dy orë pasi u lajmërua në rrjetet sociale nga kryeministri Rama në një reagim për protestën e bizneseve turistike në Vlorë.

Top Channel