“Pse ça kujton se është lirë?” Sa kushtoi arka me peshk që mori Voda me makinën e ministrisë në këmbim të një vendi pune

15/07/2021 13:18

Përgjimet e realizuara nga SPAK kanë nxjerrë në dritë shkeljet e bëra nga ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, për të cilën GJKKO vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e akuzuar për korrupsion, pasi i mori rreth 2 mijë euro avokates Florida Beu, për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shumë prej detajeve kanë dalë në dritë nga biseda mes shoqes së Vodës, Majlinda Hasani dhe avokates që donte postin në ministri, Florida Beu.

Në vijim të përgjimeve është një prej bisedave të Beut dhe Hasanit, ku kjo e fundit i thotë se kanë lënë takim me Vodën.

Në datën 27.02.2020 midis Beut dhe Hasanit është zhvilluar një tjetër bisedë:

Majlinda: E more vesh ti që më shkuajti Rovena mua?

Florida:  E pra atë mesazhin që më solle.

Majlinda: Eeee e lexove?

Florida: Që të tha do të të shkuraj do të të them unë për orën.

Majlinda: I thash pas orës 4 se jam në Tiranë tani.

Florida: E mirë se deri në atë orë e mbaron ti takimin.

Majlinda: Po në atë orë, çke ti do t’i them unë pastaj që të vijë të më marrësh ti mua aty,… edhe atje të themi që ne s’do ta lejmë me aq…atje do t’i them çke për arkën e peshkut, atje e do t’i them të gjitha dakort????

Në datën 28.02.2020 zhvillohet një tjetër bisedë mes Beut dhe Hasanit, ku të dyja diskutojnë se si vëllai i Beut do të përgatiste arkën me peshk që kushtonte 300 euro, të cilat pas takimit ikin e marrin me makinën e ministrisë.

Florida: T’ja heq ato për t’u dhonë dhe më pas të rrij e qetë.

Majlinda: Goce prit njëherë ato do jepen kur të fillosh punë.

Florida: Puna është t’i japësh para se të mbaroj puna se do thotë do hedh lumin të q…. kalin.

Majlinda: Jo jo do ia them unë, po ia thashë unë ka vdes ajo punë dhe po s’ia dhe ti do ia jap nga xhepi unë.

Florida: A janë për tu dhënë do e bëjë ajo do e bëjë.

Majlinda: Prit njëherë ta bëj, nuk jepen të gjitha përnjëherë, e dëgjove ti se çfarë i thashë unë peshk deti i shtrenjtë.

Florida: E dëgjova, ai me të vërtetë një arkë që do t’i cojmë ne do t’i them vëllait t’ja bëj tamam, i shkon te treqind euro, pse ca kujton ti se është lirë.

Top Channel