Një i moshuar ka ndërruar jetë mesditën e sotme në plazhin e Kunes, në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:05. Dyshohet se 77-vjeçari i identifikuar si Zeqir Zeqo, nga Kosova është mbytur në det, megjithatë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Që prej nisjes së sezonit turistik këtë verë, shumë pushues vendas e turistë të huaj kanë ndërruar jetë në plazhet e Shqipërisë. Mungesa e rojeve bregdetare, e raportuar shpesh nga Top Channel vijon të jetë problematikë për sigurinë e qytetarëve.

Ndërkohë, për shkak të temperatura të larta dhe të nxehtit afrikan që ka mbërthyer vendin, mjekët këshillojnë qytetarët të kenë kujdes, e të shmangin daljet në diellit gjatë pikut të vapës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:05, në plazhin e Tales, Lezhë është mbytur në det shtetasi Z.Z.,rreth 77 vjeç, banues në Kosovë.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel