86 raste aktive me COVID janë aktualisht në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë prekur 5 qytetarë dhe nuk ka asnjë viktimë.

Nga 3039 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë nga 1 qytetar në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

Janë shëruar 3 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,050 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, shkruan ministria.

Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 834,730 testime në total, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 132,592 qytetarë.
Numri i viktimave në vendin tonë nga lufta me armikun e padukshëm ka shkuar në  2,456.

Top Channel