Melinda Gates pranon të largohet nga fondacioni nëse nuk punon dot më me Bill Gates (fotot)

07/07/2021 20:44

Gruaja e miliarderit Bill Gates, Melinda, ka thënë se pranon të largohet nga fondacioni i tyre i përbashkët i bamirësisë brenda dy viteve, nëse nuk arrin të punojë me të gjatë procesit të finalizimit të divorcit.

“Që prej njoftimit të divorcit të tyre në maj, Bill e Melinda e kanë mbajtur fjalën e tyre për të mbetur të angazhuar në aspektet e punës së fondacionit”, shkruante sot drejtori ekzekutiv i fondacionit ‘Bill & Melinda Gates’, Mark Suzman në një njoftim për 1,700 punonjësit.

Duke e quajtur organizatën “fëmija i katërt i çiftit,” ai insistonte se dyshja “e kanë bërë të qartë përkushtimin e tyre dhe pritshmëritë e partnerëve”.

“Por si një masë shtesë, ata kanë pranuar se nëse pas dy vjetësh një prej tyre vendos se nuk mund të punojnë dot më bashkë,  Melinda do të tërhiqet nga roli i saj,” shkruhej më tej.

56 vjeçarja Melinda insistonte se njoftimi nuk do të thoshte se ajo po heq dorë.

Suzman shtoi se largim i mundshëm i Melinda vjen si rezultat i eksplorimit të mënyrave të reja për adminisrtimin e qeverisjen e fondacionit nga dyshja e fuqishme.

Top Channel