Fitorja e PS-së në zgjedhjet e 2013, Rama kthehet pas në kohë: 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre socialistëve

23/06/2021 09:07

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një foto të tetë viteve më parë, kur shqiptarët iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur PS në krye të vendit, e cila qeverisi prej dy mandatesh radhazi dhe tashmë ka siguruar edhe një të tretë, për herë të parë në 30 vite pluralizëm.

“Si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste të Shqipërisë”, shkruan Kryeministri bashkangjitur fotos krahë simpatizantëve socialistë.

Kujtojmë që PS në koalicion me LSI fitoi zgjedhjet e vitit 2013 përballë PD-së të drejtuar asokohe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Top Channel