“Esenca e vlera e BE në pikëpyetje” Zaev: Identiteti maqedonas s’mund të jetë subjekt i negociatave

23/06/2021 16:48

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev janë në një konferencë të përbashkët në Shkup një ditë pasi dy shteteve nuk iu dha dritë jeshile për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave me BE-në.

Zaev u tregua kritik me vendet e BE-së dhe kryesisht me Bullgarinë, e cila prej kohësh është në një konflikt me Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se BE nuk dha atë që Shqipëria dhe Maqedonia meritoi, duke treguar se nuk heq dorë për t’ia dalë bashkë me popullin shqiptar pasi ndajnë vlera të njëjta.

Sipas Zaev, esenca dhe vlera e BE është në pikëpyetje, duke theksuar se BE është problemi në këtë mes duke mos dhënë integrimin e merituar të Ballkanit Perëndimor.

“Sot Evropa ka një problem , ideja vizionare ka një problem, BE është problemi, nuk arrin të gjejë dhe të sigurojë integrimin e merituar të Ballkanit Perëndimor, është një problem i shkaktuar nga ata , por ne nuk jemi vetëm, jemi këtu ma mikun dhe vëllanë tim Ramën. Me shqiptarët ndajmë vlera të njëjta, jo politika ndarje, bashkë më ne janë në këtë rrugë Serbia dhe Mali i Zi”, tha Zaaev.

“Ne jemi në një rrugë që edhe nëse na vendosin bllokime do t’ia dalim. Kemi ide të përbashkëta, sfida, kultuaa të përbashkëta, me popujt tanë vëllazërorë të rajonit. Paralajmërojmë se edhe më shumë duhet t’i afrojmë popujt tonë. Esenca dhe vlera e BE është në pikëpyetje. Vlerat janë të përbashkëta. edhe vendet anëtare pranuan që t’i zhvillojnë ata. Sot i afirmojmë nga Ballkani Perëndimor.”

Kreu i qeverisë maqedonase theksoi se identiteti ndërkombëtar maqedonas nuk mund të jetë subjekt i negociatave për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Mobiliteti, toleranca, solidariteti, të gjithë në BE duhet të dinë që cilat janë ato vlera. Në asnjë mënyrë, në asnjë akt ato nuk duhet të sillen në pikëpyetje dinjiteti i njeriut, të drejtat e njeriut. Unë dhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut shkuam në Sofje me zemër të hapuer për të gjetur një zgjidhje. Edhe pse bëmë një hap pozitiv, edhe pse mesazhet tona ishin të qarta nga të gjithë komuniteti ndërkombëtar tani është momenti për të gjetur forca për të thyer bllokadat. Kolegët bullgarë nuk ia dolën të mbledhin fuqi. Pavarësisht se ishin të vetëdijshëm në pritshmërtitë tona, vendimi i BE për të mos përcaktuar një datë është një dëshpërim i madh dhe një moskuses i BE, procesi është një mesazh i keq për rajonin. Bullgaria për të mos lejuar kornizën, mendoj se nuk është në frymën e marrëdhënieve miqësore. Integrimi nuk mund të jetë peng i çështjeve bilaterale. Progresi ynë kryesisht duhet të varet nga reformat tona të lidhura me kapituj, legjistlacioni dhe arritjen e standardeve evropiane. Negociatat nuk vendosin çështje bilaterale, është një qëndrim që e ndajnë të gjitha vendet. Identiteti ndërkombëtar maqedonas nuk mund të jetë subjekt i negociatave. Treguam guxim për të zgjidhur marrëdhëniet bilaterale”, tha ai.

Ai u shpreh se sërish do të shkojë në Sofje të flasë e të gjejë një zgjidhje për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Maqedonia e Veriut u bë anëtare e 30 e aleancës së NATO-s. Anëtarësimi në BE është synimi i vetëm strategjik i qëllimeve tona për të cilat angazhohemi për të bërë përpjekjet tona. Dëshpërimet dhe të përsëritura do të hapin derën dhe do të inkurajojnë euroskeptikët dhe të vijojë me zgjerimin në BE. Mbetemi të përkushtuar në qëllimet tona. Kam edhe një mesazh ata që më dinë e dinë që unë nuk heq dorë lehtë. Do të shkoj edhe një herë në Sofje dhe sërish dhe sërish që të kërkoj zgjidhje. Do ia dalim t’ia arrijmë këtij qëllimi. Maqedonia është Evropë, Shqipëria është Evropë dhe Ballkani është Evropë”, mbylli fjalën e tij Zaev.

Top Channel