Aktori Harrison Ford plagoset gjatë xhirimeve të filmit ‘Indiana Jones 5’ (fotot)

23/06/2021 18:10

Aktori i njohur amerikan Harrison Ford është detyruar të ndërpresë xhirimet e filmit të tij të aksionit “Indiana Jones 5” pasi është plagosur teksa praktikonte një skenë dyluftimi.

Ylli i moshuar i Hollywood ka rinisur xhirimet e filmave të tij të famshëm pas gati një dekade, në serinë e pestë të aventurave të arkeologut aventurier Jones, në Britani.

Por teksa punonte me koerografinë e luftimit, 78 vjecari Ford ka lënduar shpatullën e tij.

Megjithse ai do të ketë nevojë për një periudhë të vogël rekuperimi, tashmë është konfirmuar ndalimi i xhirimeve he produksioni do të rikonfigurohet për të vijuar në studiot  Pinewood Studios.

Në një deklaratë të publikuar nga Disney – të cilët kanë blerë të drejtat e personazhit nga studiot Lucasfilm në vitin 2012 – thuhej:

“Gjatë provave për një skenë luftimi Harrison Ford ka pësuar një plagosje në shpatullën e tij. Produksioni do të vazhdojnë teksa merret në konsideratë kursi i duhur i trajtimit, ndërsa xhirimet do të konfigurohen sipas nevojës në javët në vijim°.

Para nisjes së xhirimeve të filmit të aventurës, Harrison kishte nisur një regjim rigoroz stërvitjeje me ecje me biçikletë deri në 50 km në ditë, teksa ishte parë shpesh me biçikletën e tij rreth Newcastle në veri të Britanisë.

Kjo nuk është hera e parë që Ford plagoset gjatë xhirimeve.

Duke xhiruar rolin e Han Solo, në nje rikthim te trilogjisë amerikane “Lufta e Yjeve”, ai ka thyer këmbën në 2014 në një aksident të frikshëm me një derë hidraulike në setin e anijes kozmike  Millennium Falcon.

Top Channel