Në emisionin “Top Talk”, sot u diskutua për vizitën historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Backer në 22 qershorin e vitit 1991 në Shqipëri.

Frrok Çupi, asokohe kryeredaktor i gazetës së parë opozitare në Shqipëri, “Rilindjes Demokratike” sjell kujtimet e kohës në një rrëfim në Top Talk…

E kam ndjekur nga afër ngjarjen, sepse isha kryeredaktor i gazetës. Ka qenë ditë e veçantë. 300 mijë veta janë derdhur rrugëve të Tiranës, shkruante New York Time-s. Nëse dilte Enver Hoxha kishte shumë herë më pak njerëz dhe dilnin me zor. Ajo ka qenë dita e vetme kur njerëzit kanë dalë në shesh me dëshirën e tyre. Njerëzit kanë pritur James Backerin si shpëtimtarin e madh të vendit”, kujton analisti.

Sipas tij, shqiptarët, me intuitën e tyre, e dinin se orientimi pro perëndimit ka qenë i duhuri.
Intuita qytetare, intuita civile, popullore ka funksionuar mrekullisht mirë, ka funksionuar më mirë se politika. Njerëzit në Shqipëri prej vitesh, prej shekujsh e kanë kuptuar se nuk kanë radhim tjetër përveçse pro perëndimit”.

Foto nga vizita e James Backerin në Shqipëri

Në ato vite, Shqipëria ishte në fokusin e Amerikës, thotë Çupi, po politika e ‘hodhi poshtë’ këtë mundësi.
E gjitha pengesa u krijua për shkak të klaneve të politikës që u krijuan në Shqipëri. Kam konstatuar vëmendjen e madhe të Amerikës në vendin tonë.
Më është thënë: Po parlamentin pse e digjni, Amerika ka qenë kundër veprimeve tona për të djegur shtetin. Udhëheqja shqiptare, pas vitit ’92 tentoi të ndërtojë kapitalizmin shqiptar, që do të thoshte piramida”.

Çupi kujton se vizata e parë e Presidentit të atëhershëm, Sali Berisha ishte Kuvajti.
Vizita e parë shtetërore ka qenë në Kuvajt. Berisha gaboi e bëri një humor atëherë dhe e teproi kur tha që ‘aq shumë e dua Kuvajtin sa që dhe babai im ka folur’. Nuk kam dëgjuar deri më sot, asnjëherë, që lidershipi shqiptar të thotë ‘na falni të dashur shqiptar, se ne gabuam që u lidhëm me islamizmin, përpara se të lidheshim me Bashkimin Europian”.

Sipas analistit SHBA-ja vazhdon të jetë aleatja më e mirë, por politika shqiptare ka devijuar gjithmonë.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në të njëjtën pozitë ndaj Shqipërisë, është ndihmuese de e përkujdesur gjatë gjithë kohës, ne kemi bërë disa zig zag-e të llahtarshme, antidemokratike dhe antiperëndimore.
Sot, Amerika është avokati më i mirë për pranimin e Shqipërisë në BE, edhe sot e kësaj dite. Ndërsa, gjë krejt tjetër ndodh me Shqipërinë”.

Top Channel