Të shtëna me armë janë shënuar në Sarandë, ku dy shtetas janë plagosur në rrethana ende të paqarta.

Sipas policisë kanë mbetur të plagosur shtetasi Spiro Iljadhi, 35 vjeç, banues në Sarandë dhe shtetasi me iniciale M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

Top Channel