Një automjet është djegur këtë të shtunë në autostradën Milot-Laç në afërsi të kryqëzimit të Patokut. Top Channel mëson se automjeti është në pronësi të shefit të krimeve të Mirditës.

Automjeti tip Benz ka qenë në ecje në momentin që është përfshirë nga flakët.

Paraprakisht thuhet se shkak i marrjes flakë të automjetit ishte një defekt teknik.

Automjetet e zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes , për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Top Channel