Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen e 2 këmbësoreve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin “Migjeni” në Tiranë.

Mjeti me drejtues shtetasin  Z. T.,  ka aksidentuar 2 këmbësoret me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa nuk dihen ende detaje në lidhje me ngjarjen.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.06.2021, rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, mjeti me drejtues shtetasin Z. T., ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel