“Grupi për PD-në” janë mbledhur ditën e sotme, tri ditë pas zgjedhjeve të partisë, të cilat u finalizuan me fitoren e Lulzim Bashës.

Ata i kanë konsideruar zgjedhjet në kufijtë e pavlefshmërisë, ku janë kryer shkelje të rënda të të drejtave kushtetuese dhe statusore.

Edit Harxhi, njëra nga kandidatet për postin e kreun e PD-së, në zgjedhjet që u mbajtën e ka quajtur procesin me shkelje të shumta, ku sipas saj janë shpërndarë karta anëtarësie disa ditë para e kanë votuar qytetarë me vetëm një shënim me shkrim dore.

Gjatë fjalës së asaj, Harxhi e vendosur theksoi se ata do të jenë në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk do të reshtë në asnjë moment pa e kthyer PD-në në një parti të vërtetë demokratike dhe në pushtet.

“Veç listës së shkurtuar ka pasur një mungesë të madhe të emrave në listë. Në kundërshtim me cdo normë janë bërë anëtarë të rinj dhe janë shpërndarë karta anëtarësie. Një pjesë kanë votuar vetëm me një kontrabiletë me shkrim dore. Kanë votuar persona pa kartë anëtarësie. Në kundërshtim me nenin thuhet se secili ka të drejtë të përcaktojë një autidues. Nuk janë lejuar të verifikojnë nëse ka modifikime në  sistem. Kjo është një mungesë shumë e madhe se nuk kemi pasur akses. kutitë nuk kanë pasur kodet përkatëse”, tha Harxhi.

Ndërsa ish-presidenti Bujar Nishani, i cili është pjesë e “Grupit për PD-në”theksoi se fitorja e Bashës është një shqetësim jo vetëm për PD-në por edhe për të gjithë shqiptarët.

“Është një shqetësim jo vetëm i joni, është një shqetësim i Shqipërisë dhe ju jeni një faktor i rëndësishëm i shoqërisë. Bëhen zgjedhjet  e përgjithshme ngrihet pushteti shfrytëzon, abuzon dhe manipulon zgjedhjet. Bëhen zgjedhjet nqë parti, ngrihet i pushtetshmi manipulon zgjedhjet, kjo po e lë në një ngecje shoqërore, institucionale vendin. Për herë të parë PD qëndron tre mandate në opozitë. Jemi larg çdo interesi personal, kemi pjekurinë, s’mund ta thotë një person që ka marrë një mandat të paligjshëm atë. Janë mbi 20 mijë të forumit rinor, është pd në diasporë që janë përjashtuar”, tha Nishani.

U theksua se do të punohet fort për të realizuar ringritjen e opozitës së djathtë shqiptare, si e vetmja mundësi sipas tyre për t’i dhënë Shqipërisë një model të ndryshëm nga qeverisja e Rilindjes, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo si ato të 25 prillit 2021 dhe një qeverisje me duar të pastra larg korrupsionit, krimit të organizuar dhe oligarkëve politikë.

Kreu i PD-së është votuar vetëm nga 32 mijë anëtarë nga 75 mijë anëtarë të regjistruar nga PD. 25 mijë më pak ase nëvi5rin 2017 dhe tre mijë më pak se në vitin 2013, vit kur PD ka qenë ende në pushtet dhe ka pasur 40 mijë pjesëmarrës në zgjedhjet për kryetar partie.

Procesi ishte në shkelje të parashikimeve statuore, i pabarabartë, i padrejtë dhe me shkelje të rënda duke mundësuar një fushatë dhe garë elektorale përjashtuar kryetarin në detyrë.

Kryetari i zgjedhur nuk përfaqëson as shumicën e thjeshtë të anëtarësisë së partisë por një minorancë duke mos i dhënë legjitimitetin statuor dhe  forcë morale për të drejtuar një proces reformash të thella të cilat sot janë në emergjencë dhe jetike për PD-në.

Grupi për PD do të vazhdojë angazhimin brenda PD-së për demokratizimin e partisë, ringritjen, reformimin e plotë dhe hapjen e partisë, bashkimin e të gjitha kontributeve dhe vlerave të të gjitha kohërave në PD, futjen e PD-së në shina të djathta ideologjike, për të  bërë të mundur ringritjen e opozitës së djathtë shqiptare, si e vetmja mundësi për t’i dhënë Shqipërisë një model të ndryshëm nga qeverisja e Rilindjes, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo si ato të 25 prillit 2021 dhe një qeverisje me duar të pastra larg korrupsionit, krimit të organizuar dhe oligarkëve politikë”, theksuan anëtarët.

Nga mbi 41.000 demokratë që morën pjesë në votim, 32.882 prej tyre ia votëbesuan drejtimin e PD-së, Lulzim Bashës.

I dyti më i votuari u rendit kandidati Agron Shehaj me 6.038 vota pasuar nga Edit Harxhi 991 vota dhe Fatbardh Kadilli 763 vota.

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh në fjalën e tij se energjitë dhe përpjekjet e demokratëve duhet të shkojnë drejt kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, kundërshtarit të vetëm të shumicës së shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi.

Top Channel