Kina i “shpall luftë” Tajvanit: Nisen 28 avionë ushtarakë dhe bombardues bërthamorë!

16/06/2021 12:53

Tajvani është në alarm pas lajmeve se rreth 28 avionë ushtarakë kinezë fluturuan në zonën e tij të mbrojtjes, duke shënuar ndërhyrjen më të madhe ushtarake deri më tani.

Në mesin e këtyre avionëve kishte edhe bombardues bërthamorë. Incidenti vjen pak pasi liderët e NATO-s e shpallen Kinën në samitin e Brukselit një rrezik për sigurinë e paralajmëruan për rreziqet ushtarake që ajo paraqet. Pekini pretendon sovranitet të plotë mbi Tajvanin, një vend demokratik me 24 milionë banorë i cili vetëqeveriset prej më shumë se 7 dekadash.

Edhe pse ishulli e konsideron vetën shtet Sovran, Kina vazhdon ta shohë si një provincë të vetën të shkëputur dhe gjatë këtye muajve të fundit, i ka ngritur temperaturat e konfliktit me fluturime të shpeshta në ujërat mes pjesës jugore të Tajvanit dhe Ishujve Pratas. Kreret e Natos deklaruan dy ditë më parë se veprimet ushtarake kineze përbëjnë një “rrezik sistematik” dhe thanë se vërejnë me shqetësim që Pekini po e zgjeron me shpejtësi arsenalin e tij bërthamor.

Gjatë fundjavës edhe liderët e  G7-ës i kërkuan Kinës të “respektojë të drejtat e njeriut”, duke dënuar shkeljet kundër pakicës myslimane ujgure dhe goditjen e aktivistëve pro-demokracisë në Hong Kong. Të dyja këto deklarata, u kritikuan dhe u hodhën poshtë nga Pekini.

Top Channel