Para pesë vitesh, Enca Haxhia dhe Noizy publikuan duetin e tyre me titull “Bow Down”, i cili u kthye menjëherë në hit. Pas këngës, shumë herë qarkulluan thashetheme se dy artistët nuk flasin me njëri-tjetrin.

Krejt papritur marrëdhënia shoqërore mes tyre mori fund, e prej disa vitesh ata nuk flasin me njëri-tjetrin. Madje këngëtarja është shprehur më herët që nuk do bashkëpunonte kurrë më me reperin e njohur.

Në muajin shkurt të vitit 2017, u tha se Noizy e përzuri këngëtares nga grupi “OTR”, pasi këngëtarja nuk e falenderoi në një prej intervistave të saj.

Që prej asaj kohe, marrëdhëniet mes dy reperëve që kishin qenë miq të mirë u prishën.

Së fundmi, me rastin e 5-vjetrorit të këngës “Bow Down” që e ka në bashkëpunim me reperin, Enca ka postuar në “InstaStory” një sekuencë nga ky projekt, ku ka shkëputur pjesën ku duket dhe Noizy.

Ky veprim i këngëtares i ka bërë të gjithë të mendojnë se tanimë dyshja e artistëve i ka lënë në të shkuarën problemet e tyre dhe janë pajtuar.

“5 vjet nga Bow Down sot”, shkruan ajo.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel