Vettingu ka dëbuar jashtë sistemit të drejtësisë shumë prokurorë e gjykatës që e kanë përdorur ligjin për përfitime personale dhe i kanë bërë shërbime krimit, korrupsionit dhe padrejtësisë.

Më 23 qershor vendimi i shkarkimit pritet të merret edhe nga prokurorit të Tiranës Ervin Karanxha

Por, ndiqni arsyet se përse do ndodhë kjo:

Më 23 qershor del para gjykatësve të Vettingut prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha. Ai është kontrolluar në të tre komponentët, atë të pasurisë, komponentin profesional dhe të figurës së tij. Në komponentin e parë të pasurisë, Karanxha është direkt i shkarkuar nga Vetting. Vendimi ndaj tij është paradhënë tashmë prej kohësh, që kur Vetting shkarkoi bashkëshorten e tij gjyqtare, Bernina Kondi, e cila nuk mundi të justifikojë pasuritë dhe paratë e krijuara së bashku me bashkëshortin e saj.

Gjyqtarja e shkarkuar u mbrojt para Vetting se për blerjen e një shtëpie, veç kredisë kishte përdorur paratë qe mbante në shtëpi bashkëshorti i saj, Ervin Karanxha. Pikërisht këto para të pajistifikuara të prokurorit Karanxha u bënë një nga shkaqet që gruaja e tij të dëbohej nga sistemi I drejtësisë. Por ajo s’është e vetmja, sepse të njëjtin fat e pret edhe prokurorin.

Menjëherë sapo mori detyrën e prokurorit, në vitin 2003, brenda pak kohësh paratë ‘cash’ të Ervin Karanxhës dhe familjarëve të tij janë shumëfishuar. Në vitin e parë në detyrë konkretisht për vitin 2003, kohë në të cilën është emëruar si prokuror në Tiranë, Karanxha tregon se nga ai dhe familja e tij zotëronin vetëm 4 mijë dollarë likuiditet në shtëpi. Por, një vit më vonë ai tregon se kjo shumë ka shkuar në 6 mijë dollarë, ndërsa kujtohet që ka pasuri dhe i ati i cili sipas prokurorit zotëronte në këtë vit 35 mije dollarë ‘cash’.

Por, prokurori po verifikohet edhe për vendimet që ka dhënë, një pjesë e të cilave cenon rëndë besimin e publikut te drejtësia. Kujtojmë rastin kur prokurori shfajësoi personat që kërkonin të fusnin në burg pije alkoolike në mënyrë që anëtarët e një bande të njohur të festonin Vitin e Ri. Karanxha shkruante se alkooli nuk të bën dëm. Apo mbyllja e çuditshme e dosjes për paratë e lobimit rus, për të cilën prokurori u penalizua dhe shkarkua nga detyrat si drejtues në prokurorinë e Tiranës.

Vendimi për shkarkimin tani mund të quhet ‘de fakto’ i kryer, pas 23 qershorit, duket se do bëhet vetëm zyrtarizimi i dëbimit nga sistemi i drejtësisë i prokurorit Ervin Karanxha.

Top Channel