“Kaq ishte, unë do të vdes”/ Habit zhytësi: Më gëlltiti balena, qëndrova 30 sekonda brenda saj dhe më pas… (FOTOT)

12/06/2021 09:15

Një zhytës 56-vjeçar ka treguar së fundmi një eksperiencë aspak të zakonshme. Michael Packard tregoi se ditën e djeshme kishte shkuar në det, anijen e tij e kishte ankoruar në portin ku gjendeshin edhe shumë varka të tjera dhe më pas ai bëri një zhytje.

Ai ka treguar se është gëlltitur nga një balenë e madhe dhe ka qëndruar brenda gojës së saj për 30 sekonda dhe më pas është pështyrë nga gjitari.

Në fillim, ai, mendoi se ishte sulmuar nga një peshkaqen, por kur e kuptoi se nuk ndjente dhëmbët e mprehtë dhe nuk kishte dhembje, filloi të kuptojë se çfarë kishte ndodhur.

“E kuptova, o Zot, unë jam në gojën e një balene, ajo po përpiqet të më gëlltisë. Dhe unë mendova me vete në rregull, kaq ishte, unë do të vdes”, tregon 56-vjeçari.

Packard, i cili është një zhytës me përvojë, filloi të mendonte për gruan e, tij dhe djemtë 12 dhe 15 vjeç dhe filloi të luftojë brenda gojës së bishës derisa, tha ai, pa një dritë dhe balena filloi të tundte kokën duke e pështyrë atë. Zhytësi tregon se ky ishte një moment lehtësimi për të dhe ka ‘fluturuar’ menjëherë për të dalë nga uji.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel