Ervin Salianji nga radhët e PD-së është i ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja.

Ai ka kundërshtuar drejtuesin e emisionit duke thënë se Basha është kandidati që sulmohet më shumë nga të tjerët.

Dyrnjaja: Nga kata të 4 nëse ka një njeri më me fat dhe në mënyrë paradoksale mbështetet edhe Edi Rama dhe Sali Berisha është Lulzim Basha.

“Kjo nuk është e vërtetë, linjat editoriale e mediave që nuk financohen që janë majtas merren gjithë kohën me Lulzim Bashën e mbështesin të tjerët. Që ta përfundoj mendimin Lulzim Basha nëse ka fituar drejtpërdrejt ka fituar nëse ka dështuar mban përgjegjësi edhe ekipi. Morali i garës është se nëse hyn në politikë edhe nuk bind njerëzit më të rëndësishëm të PD-së padyshim që nuk do të bindësh njerëzit e tjerë”, tha Salinaji.

Kujtojmë se të ditën e dielë më 13 qershor do të mbahen zgjedhjet në Partinë Demokratike.

Top Channel