Gruaja modele e El Chapo-s, pranon akuzat e pjesëmarrjes në drejtimin e perandorisë miliardere të drogave (fotot)

09/06/2021 16:39

Bashkëshortja e lordit meksikan të drogave El Chapo, Emma Coronel Aispuro pritet të deklarohet fajtore për akuzat e ndihmës në menaxhimin e biznesit prej disa miliarda dollarë të të shoqit, teksa paraqitet nesër në gjykatën e Uashington për deklarimin fillestar.

Ajo është arrestuar në fillim të këtij viti pas një hetimi dy-vjeçar mbi rolin e saj në perandorinë ilegale të biznesit të  El Chapo.

El Chapo, emri i vërtetë i të cilit është Joaquín Guzmán Loera, ka drejtuar kartelin meksikan të drogave në Sinaloa.

Ai është dënuar për përhapjen e kartelit të tij të drogave në një gjyq federal amerikan në Brooklyn në 2019.

31 vjeçarja Coronel, raportohet se ka arritur një marrëveshje me prokurorët, sipas të cilës nuk është e detyruar të japë informacione shtesë mbi biznesin e bashkëshortit, shkruan  New York Times.

Ajo akuzohet për asistencë ndaj burrit, tashmë 63 vjeçar, në drejtimin e perandorisë së drogave si dhe në arratisjen e tij spektakolare nga një burg i sigurisë së lartë në Meksikë në  2015.

Pa arrestimit të tij ekspertët sugjeruan se ajo do të japë informacione të rëndësishme për kartelin e Sinaloa, por një person i afërt me çështjen, tha për Times se kjo nuk është pjesë e marrëveshjes së re.

El Chapo, i cili më parë ka drejtuar kartelin më të fuqishëm në botë të drogave do të kalojë pjesën e mbetur të jetës në burgun e sigurisë së kartë të ADX Florence.

Dyshja ishin martuar kur Coronel ishte 18 vjeçe dhe ‘bosi’ i drogës e kishte pikasur gjatë një konkurrimi bukurie në vitin 2007.

Familja e Coronel besohet se ka edhe ajo lidhje të forta me biznesin e drogave.

Babai i saj është fermer që ka rritur marijuana e opium ndërsa xhaxhai i saj është trafikanti Igancio “Nacho” Coronel – një nga njerëzit më të besuar të El Chapo.

Përveç dyshimeve për ndihmë në arratisjen e bashkëshortit në 2015, gruaja besohet se është kujdesur për korruptimin e zyrtarëve meksikanë gjatë rikapjes së El Chapo në 2016.

Por para se të realizoheshin planet për lirimin e tij, El Chapo u ekstradua në SHBA

Coronel pritet të marrë si dënim 10 vjet burg por prej marrëveshjes koha e saj e dënimit do të reduktohet ndjeshëm.

El Chapo e Coronel kanë dy vajza binjake.

Top Channel