Foto ilustruese

Një e moshuar është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së saj, në Kaninë të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërkohë që 80-vjeçarja, me iniciale S.Z., është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Dyshohet se gjendja e rënduar psikologjike mund ta ketë shtyrë drejt aktit ekstrem.

Grupi hetimor ka mbërritur ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.05.2021, rreth orës 10:00, në fshatin Kaninë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëhedhur nga lartësia e katit të 2-të të ndërtesës ku banonte shtetasja S. Z., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel