Babai i të kërkuarit për vrasjen e Endri Mustafës hedh poshtë akuzat: Është një bllof, ne jemi miq me familjen e tij! Kam kamerat provë

18/05/2021 12:20

Mustafe Lici, babai i Ibrahim Licit, hedh poshtë akuzat se djali i tij ka vrarë 32-vjeçarin, Ibrahim Mustafa, që u gjet dje në zonën e Livadheve, në Shkodër.

Policia ka arrestuar 15-vjeçarin me iniciale E. M., pasi dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Liçin kanë vrarë me armë zjarri Mustafën.

Por, sipas babait të Ibrahim Licit, i mituri ka gënjyer në polici, kur ka thënë se autori është djali i tij. Mustafe Lici thotë se adoleshenti është punëtor i Bajrave.

U shpall në kërkim Ibrahim Lici, për vrasjen e një komshiu tonë. Bashkëpunëtori i kriminelit, është një fëmijë i mitur, me grupin e Esmer Bajrit. Punon pastrues i baglave të kuajve të Esmer Bilalit.
I mituri ka thënë sikur ka kryer bashkëpunim me Ibrahim Licin. Familja jonë është shumë e mbrojtur, jemi me kamera kudo që hamë, kudo që pimë, kudo që rrimë. Ky është një bllof i përgatitur nga policia, që mendojnë se do ta realizojnë duke gënjyer një fëmijë, duke i thënë se do të ketë mbrojtjen tonë. Por, është bllofi i radhës. Drejtori i policisë, në datën 17 të muajit të kaluar, e ka hequr personin nga kërkimi, sepse kishte dy vite që e mbante në kërkim policor.

Ai thotë se zotëron filmimet e kamerave, nga vendet ku kanë qëndruar këto ditë dhe që sipas tij, vërtetojnë se Ibrahimi nuk është përfshirë në vrasje.

“Fati jonë dhe mbrojtja jonë janë vetëm kamerat, ky bllof është vetëm mediatik. Familja e tyre e di shumë mirë se kush ia ka vrarë djalin dhe kush ia ka nxjerrë nga shtëpia me dy telefonata. Krimi është justifikuar në atë mënyrë, sa jetojmë në epokën e horrave. Ne kemi armët tona shumë të fuqishme para policisë, kemi vendqëndrimin, ku pimë kafe, se kështu na ka detyruar jeta”.

Madje, shton se me familjen e viktimës kanë pasur gjithnjë marrëdhënie të mira dhe sot ishte në shtëpinë e tyre për ngushëllim. “Isha te familja e tyre, u përqafova me dajat, me të ëmën. Më thanë që e dinë kush ia vrau dhe kush ia bëri këtë poshtërsi. Kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera, tërë jetën me ta”, shprehet ai për mediat.

Top Channel