Doli dhe përgënjeshtroi policinë/ Gazetari Qyno tregon nëse është kërcënuar bashkëshortja e Endri Mustafës

18/05/2021 21:57

Gazetari Elton Qyno i ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel është shprehur se nuk beson që bashkëshortja e viktimës Endri Mustafa të jetë shantazhuar apo kërcënuar për të dhënë ato deklarata.

Pyetje: Është kërcënuar bashkëshortja e Endri Mustafës?

Elton Qyno: Nuk besoj të ketë ushtruar ndonjë kërcënim mafioz, s’besoj se është kërcënuar. Është një qytet ku njihen, sepse protagonistët e përfshirë në ngjarje, janë shkodranë dhe njihen. Duke përdorur konjukturat e veta arrijnë të shkojnë në të tilla mesazhe. Për mua nuk ka pasur kërcënim.

Ditën e sotme bashkëshortja e viktimës,  Ingrid Mustafa ka hedhur poshtë deklaratën e policisë në një prononcim që ajo ka dhënë për mediat.

Ajo ka thënë se Ibrahimi dhe fisi Liçi janë miq me familjen e tyre, ndërsa tregoi se bashkëshorti i saj është larguar në mbrëmje në orën 10:00, pasi e kërkoi një djalë e s’është kthyer më. Gruaja kërkon që të zbardhet si çështje e të vihet drejtësia për të.

Kujtojmë se është shpallur në kërkim Ibrahim Lici dhe është arrestuar i mituri E. M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Licin kanë vrarë me armë zjarri Mustafën.

Top Channel