Aksident i rëndë në Malësi të Madhe/ Përplasen tre mjete ndërrojnë jetë 2 persona! Pamje nga makina e shkatërruar

18/05/2021 09:11
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe, ku kanë ndërruar jetë dy persona.

Mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën e fshatit Omaraj duke pësuar dëmtime të rënda. Nuk dihet ende shkaku i përplasjes së makinave, ndërsa po kryhen veprime nga grupi hetimor.

Top Channel ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku njëra nga makinat është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme.

Banorët e ndodhur në vendngjarje bashkë me zjarrfikësit kanë hasur vështirësi për të nxjerrë nga makina e bërë copë një prej personave të përfshirë në aksident.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2021, rreth orës 08:45, në rrugën e fshatit Omaraj, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre mjete.

Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, identiteti të cilit nuk dihet akoma.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel