Pas takimit në Prokurorinë e Fierit, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela theksoi se prokuroritë duhet të tregohen transparente dhe të shpejta në hetimet që kryejnë.

Ai tha se një ndër arsyet e vizitës në Fier është hetimi për denoncimet për krimet zgjedhore në kuadër të takimeve që po bëhen në prokuroritë e rretheve.

“Rëndësi ka hetimi korrekt për këto denoncime dhe transparenca ndaj publikut. Denoncimet për krimet zgjedhor në Fier janë të konsiderueshme.  Çështja e dytë që u trajtua ishte pastrimi i parave dhe  evazioni fiskal. Funksionimi i një seksioni të posaçme që prokuroria e Fierit ka për pastrimin e produkteve të veprës penale dhe evazionit fiskal. Rritje të efikasitetit për evazionin dhe ligjin antimafia. Hetime të rëndësishme edhe për kërkesat e ndërkombëtarëve për luftën ndaj pastrimit të parave dhe korrupsionin dhe krimin e organizuar. Është e rëndësishme të tregohet transparenca dhe të tregohen të shpejtë në hetime”, tha Çela.

Top Channel