Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në fshatin Shqitas të Maliqit,sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se një fermer është plagosur gjatë punës që po kryente në tokën e tij.

Sipas policisë, fermeri ka qenë duke punuar tokën me mjetin e punës, tip frezë, në momentin kur një predhë e groposur në tokë ka shpërthyer.

39-vjeçari me iniciale H.S., i plagosur është transportuar drejt spitalit ndërkohë që gjendja e tij ende nuk bëhet e ditur ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:
Më datë 16.05.2021, rreth orës 16:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi H. S., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, i cili duke punuar tokën e tij me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes (dyshohet granatë e vjetër) ku për pasojë ky shtetas ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Top Channel