Shkon në 83 numri i të vrarëve palestinezë nga sulmet izraelite në Gaza

14/05/2021 02:20
Bomba mbi gaza

Sulmet e fundit izraelite në qytetin e Gazës kanë shkaktuar vdekjen e 11 palestinezëve të tjerë, theksoi sot në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Me vdekjet e reja, numri i të vrarëve palestinezë​​​​​​​ nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 83, duke përfshirë 17 fëmijë dhe gjashtë gra. Gjithsej 388 persona janë plagosur.

Tensionet janë duke u rritur që kur një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze nga lagjja Sheikh Jarrah e Kudsit Lindor.

Top Channel