Fituesi i rremë i lotarisë merr me mashtrim $12mln nga banka braziliane (fotot)

14/05/2021 18:14

Marcio Xavier de Lima dhe pesë të tjerë janë burgosur tashmë për manipulimin e sofistikuar me të cilin mashtruan një bankë për të përfituar miliona dollarë në 2013.

Gjykata Federale e Brazilit ka burgosur Marcio Xavier de Lima dhe pesë të tjerë për mashtrimin ndaj bankës Caixa Economica, e cila operon dhe rrjetin e llotarisë kombëtare të vendit, duke tërhequr prej saj 73 milionë realë brazilianë (rreth $12 milionë).

De Lima hiqej si fituesi i llotarisë ‘Lotofacil’ dhe tërhoqi paratë nga dega e bankës shtetërore në Tocantinopolis, në dhjetor 2013.

Ai e bëri këtë me bashkëpunimin e menaxherit të bankës Robson Pereira do Nascimento, si dhe katër njerëzve të tjerë, me të cilët fshehën dhe pastruan paratë.

Të gjashtë njerëzit e përfshirë janë dënuar nga pesë deri në 13 vjet burg.

Avokatët e Robson Pereira do Nascimento kanë thënë se do të apelojnë vendimin.

Dënimet erdhën si rezultat i një operacioni të gjerë policor, për të zbuluar mashtrimin më të madhe në historinë e bankës Caixa Economica, që ishte përgatitur prej tre muajsh.

Grupi kishin përgatitur një deklaratë të rreme të të ardhurave e Pasurive (DAPLoto) siç kërkohet në rastet kur tërhiqen fitimet e llotarisë.

Lima më pas shkoi në bankë ku u prit personalisht nga Nascimento, i cili hyri në sistemet e bankës dhe mori dokumentin e rremë DAPLoto. Më pas i hapi një llogari me emër të rremë për Lima dhe bëri transferimin e parave.

Më pas, rreth pesëmbëdhjetë operacione të tjera transfertash u kryen për të maskuar dhe fshehur burimin e parave.

Autorët më pas kishin bërë dhjetra transferime më të vogla dhe kishin blerë shtatë automjete të reja dhe një aeroplan. Shuma e parave ishte sa dyfishi i buxhetit të bashkisë atë vit, dhe kjo kishte zemëruar banorët. Sipas raportimeve, në 2014 policia kishte arritur të rekuperonte 70% të fondeve të vjedhura.

FOTO GALERI
1/4
Marcio Xavier de Lima dhe pesë të tjerë janë burgosur tashmë për manipulimin e sofistikuar me të cilin mashtruan një bankë për të përfituar miliona dollarë

Top Channel