Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Bubullimës, në Lushnjë. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, një burrë 68-vjeçar dhe një 22-vjeçare.

Sikurse shihet edhe nga pamjet makina me të cilën kanë qenë duke udhëtuar personat ka përfunduar e përmbysur në kanalin e mbushur me ujë, duke e bërë thuajse të pamundur daljen e tyre nga mjeti.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i plotë:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel