Shkon në 56 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

13/05/2021 02:44

Numri i të vdekurve nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 56, duke përfshirë 14 fëmijë, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Në një deklaratë, ministria tha se pesë gra gjenden në mesin e viktimave, ndërsa gjithsej 335 persona janë plagosur.

Tensionet janë rritur që nga java e kaluar pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967 dhe aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, një hap ky që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar./AA

Top Channel