Ilustrim

Procesi i vaksinimit në Shqipëri vijon me ritme të larta, në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Ministrja e Shëndetësisë njofton se sot në vendin tonë janë kryer 5.662 vaksinime kundër Covid 19. Shifra është më e ulët se dje ku u kryen 10,169 vaksinime, megjithatë procesi duket se po vazhdon normalisht.

Referuar të dhënave zyrtare, nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë bërë 638.338 vaksina.
Qeveria ka vendosur objektivin e 1 milionë qytetarëve të vaksinuar brenda muajit qershor, ndërsa deri në këto momente Shqipëria ka marrë në dorëzim 760 mijë doza vaksinash.

Top Channel