Herbalisti zbulon produktet bimore që lehtësojnë simptomat e alergjive të stinës

13/05/2021 14:46

Alergjitë janë ndër shqetësimet kryesore të shëndetit gjatë stinës së pranverës për shkak të pluhurave, poleneve apo ndotjes së ambienteve.

Në emisionin “Shqipëria Live”, Irfan Gjeçi është herbalisti që ka sugjeruar produktet bimore që lehtësojnë simptomat e alergjive të stinës.

“Në momentin e parë që kemi pluhura dhe për të kapërcyer në stomak, jo në mushkëri, sugjerohet një propolis. Gjethja e dafinës mund të përdoret si caj, dhe lulja e shtogut, por mos të harrojmë dhe rastet kur njerëzit prej kohësh qëndrojnë me tështima, atëherë kemi ekstraktin e përzier. Por cdo person mund të përgatisë diçka, le të marrë 1 lugë çaji karafil, 4 shkopinj kanellë, ti shtojë uthull ose verë dhe t’i ziejë për të pastruar rrugët e frymëmarrjes”, tha Gjeçi.

Ndërsa për kruajtjen e syve që shkaktohet nga alergjitë e stinës, Gjeçi sugjeroi xhelin e Aloe Verës.

“Duhet të kemi parasysh që kur vjen një problem që ngacmon sistemin tonë të frymëmarrjes, shfaqet kjo alergji. Për këtë na duhet xheli i Aloe Verës, sidomos për fytyrën dhe sytë. Pa problem mund të përdoret dhe brenda në sy. Edhe çaji i kamomilit vlen. Në pjesën e frymëmarrjes kemi dhe çajin e kalendulës që kultivohet dhe ka bërë mrekulli”, tha Gjeçi.

Herbalisti shtoi se çaji i nxehtë është më i mirë, por edhe çaji i ftohtë apo me temperaturën e ambientit nuk e humbasin vlerën e tyre.

Top Channel