Kryeministri i vendi, Edi Rama ndodhej ditën e sotme në Kamëz, për të ndjekur nga afër punimet në lagjen e re me 28 pallate ku do të strehohen 280 familje.

Pasi ka përfunduar infrastruktura nëntokësore, kompleksi i godinave të banimit do të jetë gati në dhjetor së bashku me parkimin, njësitë shërbimit, shëtitoren, kopshtin, çerdhen dhe shkollën aty pranë.

Kryeministri Edi Rama ishte i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, i cili detajoi punën e realizuar brenda vetëm një muaji.

“Puna për këto objekte parashikohet të përfundojë në muajin dhjetor, kur do të sistemohen të gjitha familjet që kanë banuar në këto pallate. Është një sipërfaqe prej rreth 30 mijë metër katrorë ndërtim. Qytetarët do të vijojnë trajtohen me bonusin e qirave deri në momentin kur do të hyjnë në apartamentet e reja. E gjithë kjo punë që shikoni është realizuar brenda 1 muaji.

Përveç pallateve kemi përfunduar edhe kopshtin, ka filluar gjithashtu edhe çerdhja dhe shkolla. Si kompleks banimi është me të gjitha standardet. Ka gjithashtu edhe ambiente të përbashkëta për qytetarët, me lulishte dhe kënde lojërash. Bulevardi në të dyja anët ka trotuare, gjelbërim dhe ndriçim. E gjithë zona deri në fund është urbanizuar”, tha ai.

Të gjithë objektet janë pajisur me parkim nëntokësor dhe në një pjesë e tyre do të vendosen edhe njësi shërbimi.

Top Channel