11,700 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri, Rama: Çdo javë do të vijnë vaksina, objektivi 1 mln vaksinime

10/05/2021 21:32

11,700 doza të tjera vaksinash anticovid Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se cdo javë do të vijnë vaksina anticovid sipas kalendarit të kontratave.

Deri më tani janë vaksinuar 600 mijë qytetarë, ndërsa synimi i qeverisë është të kryen 1 milionë vaksinime.

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar. Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 MILION vaksinime”, shkruan Rama.

Ditën e sotme nga 1444 vaksinime të kryera kanë rezultuar vetëm 30 raste pozitive në 24 orët e fundit.

952 qytetarë janë shëruar, ndërsa 4 të prekur kanë humbur jetën. Numri i të shtruarve në spitale vijon të ulet, ku aktualisht janë 99 pacientë.

Deri më tani janë kryer  660,272 testime në total, ku kanë rezultuara pozitiv 131,753 persona dhe  aktualisht aktiv janë 11,296. 118,041 të prekur janë shëruar dhe numri i të vdekurve ka shkuar në 2,416.

Top Channel